Lajme

Video: Pishina e vetme publike në Gërmi nuk po i plotëson kërkesat e qytetarëve

Në ditët e nxehta të verës, qytetarët e Prishtinës vend për t’u freskuar e kanë Pishinën e vetme publike në Parkun e Gërmisë.

Për dallim nga dy vitet e tjera, këtë vit duket se ka më shumë vizitorë.

Mirëpo, për qytetarët problemi ende po qëndron te kushtet jo të mira e uji i ndotur, si dhe mungesa e aktiviteteve për fëmijë.

Ndërkaq, Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”, e cila menaxhon pishinën, thotë se mungojnë investimet, e kjo po e vështirëson edhe mirëmbajtjen.

Artina Canolli, zyrtare për media në Sport Marketing

“Patjetër që mungojnë investimet kapitale për një kohë shumë të gjatë, këto po na dëmtojnë edhe neve më shumë”, tha për Shqip.com Artina Canolli, zyrtare për media në Sport Marketing

Thellësia e pishinës nuk kalon me tepër se 1.90 metra

Pishina e Gërmisë, këtë vit ka filluar sezonin më 25 qershor dhe do të jetë e hapur deri në fund të sezonës./Shqip.com