Lajme Botë

VIDEO / Një fund pa viktima në Holandë, pengmarrësi është dorëzuar

Një fund pa viktima! E tillë ishte ngjarja sot në Ede të Holandës, ku një person i armatosur hyri në një lokal dhe mori peng disa klientë.

Lexo edhe:
Disa persona merren peng në një qytet holandez

Pasi qëndroi për disa minuta brenda lokalit dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin brenda këtij biznesi, autori u dorëzua. Në vendin e ngjarjes u mobilizuan shumë forca policie, të cilat bënë të mundur dhe negociatat me pengmarrësin.

Policia holandeze në Ede, afër vendit ku janë marrë peng disa persona.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje askush nuk u lëndua. Deri më tani nuk dihen motivet që e shtynë burrin që të kryente këtë akt, ndërsa është përjashtuar fakti nëse ngjarja ka ndodhur për arsye terroriste.

/Shqip.com