Lajme

VIDEO/ “Në Parlament ka deputetë që nuk lahen”, Flutura Açka flet “pa doreza”: Veshin xhaketa e kollare, por janë armiq të dushit dhe briskut

Si asnjëherë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur “pa doreza” për atë se çfarë ndodh në Parlament.

E ftuar në podcastin e Albana Osmanit, deputetja demokrate është ndalur gjatë në jetën parlamentare, duke folur shumë hapur.

Një pyetje tepër pikante, se “çfarë arome mban parlamenti”, deputetja e PD i është përgjigjur troç dhe shumë sinqerisht: “Në Parlament ka njerëz që nuk i lajnë sqetullat”, duke lënë të kuptohet se kolegët e saj shkojnë në Kuvend të palarë.

“Ka armiq të briskut dhe të dushit, siç thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre”, tha deputetja e PD, e cila u ndal edhe pak tek aftësitë intelektuale të disa prej kolegëve.

“Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore”, tha Flutura Açka.

/Shqip.com