Lajme

Video: Naim Tërnava inspekton punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

Kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava gjatë ditës së sotme ka vizituar punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Lexo edhe:
Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, ka inspektuar sot punimet në xhaminë qendrore në Prishtinë. Ai pa nga afër fazën aktuale ku po zhvillohen punimet me një intensitet të shtuar”, thuhet në njoftim.

Xhamia Qendrore në Prishtinë

Po ashtu është bërë e ditur se Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me punën që po zhvillohet për ngritjen e kësaj xhamie për nevojat e besimtarëve.

Leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore është lëshuar në muajin qershor të këtij viti.

Kështu kishte bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se më në fund e kanë vënë në binarët e duhur këtë proces.

“Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit”, kishte shkruar ai.

Rama gjithashtu ka thënë se qytetarët e lagjeve Dardania e Ulpiana duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme./Shqip.com