Lajme Botë

VIDEO/ Momenti kur tërmeti shemb pallatin 10-katësh në Tajvan, njerëzit të alarmuar

Tërmeti i frikshëm në Tajvan ka shkaktuar skena “apokalipsi”, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa autoritetet luftojnë për të shpëtuar të bllokuarit.

Tërmeti masiv rrëzoi një ndërtesë 10-katëshe para syve të qytetarëve.

Pamjet tronditëse të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur ndërtesa filloi të shembet, ndërsa njerëzit po vraponin.

Tërmeti me magnitudë 7.4, shkaktoi 9 viktima, ndërsa mbi 900 kanë mbetur të plagosur.

/Shqip.com