Lajme Botë

(Video) Momenti kur një burrë drejtoi armën në kokën e zv.presidentes së Argjentinës para shtëpisë së saj

Momenti kur një burrë drejtoi armën

Një burrë është arrestuar pasi ai drejtoi një pistoletë drejt zëvendëspresidentes së Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner , në atë që presidenti tha se ishte një tentativë vrasjen e saj.

Fernández de Kirchner mbijetoi vetëm sepse arma – e cila ishte e mbushur me pesë plumba – nuk shkrepi, tha presidenti Alberto Fernández.

“Një burrë i drejtoi një armë zjarri në kokë dhe tërhoqi këmbëzën,” tha presidenti në një transmetim kombëtar. “Cristina është ende gjallë sepse, për disa arsye që ende nuk janë konfirmuar, arma … nuk shkrepi.”

Incidenti ndodhi teksa ajo po përshëndeste përkrahësit jashtë shtëpisë së saj në lagjen Buenos Aires të Recoleta në orën 21:00 të së enjtes.

Ngjarjet dramatike u kapën nga kamerat televizive jashtë shtëpisë së Fernández de Kirchner, ku mbështetësit ishin mbledhur për ditë të tëra duke protestuar kundër akuzave për korrupsion të ngritura kundër saj në gjykatë.

Gazeta argjentinase Clarín raportoi se një 35-vjeçar brazilian ishte arrestuar në vendngjarje.

Kush është personi që i drejtoi armën Cristina Kirchner

Sulmuesi është një brazilian 35-vjeçar , i identifikuar si Fernando Andre Sabag Montiel. Ai ka një rekord për mbajtjen e armëve jokonvencionale në rrugë publike.

Ai ka një dokument të huaj dhe adresa e tij tregon se jeton në La Paternal, CABA. Sipas të dhënave komerciale, ai është i regjistruar si i dedikuar për “shërbimin jo të rregullt të transportit motorik urban dhe periferik për pasagjerë pa pagesë: me përjashtim të taksive dhe shërbimeve, marrjes me qira të makinave me shofer dhe transport shkollor”./SHQIP.com