Lajme

VIDEO/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit

Publikohet video e momentit të arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Malltezi kishte dalë në aeroport të priste bashkëshorten e tij Argita Malltezi Berisha që vinte nga Gjermania.

Siç shikohet në videon ekskluzive, tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në atë moment Malltezi, siç duket edhe në video, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.

Dy nga policët e kanë kapur për krahu Malltezin dhe e kanë futur në makinë, duke e dërguar më pas tek Blloku i Sigurisë.

/Shqip.com