Sport Ndërkombëtar

VIDEO/ Me kolonën zanore të “Gladiatorit”, lamtumira prekëse e Mourinhos, Roma merr De Rossin

“Djersë, gjak, lot, gëzim, trishtim, dashuri, vëllezër, histori, zemër, përjetësi”.

Me këto fjalë të publikuara në profilin e tij në Instagram, José Mourinho i jep lamtumirën Romës pas shkarkimit zyrtarisht nga posti i trajnerit.

Në videon e publikuar nga Special One, nën melodinë e “Nella tue mani” nga Andrea Bocelli, marrë nga filmi “Gladiator”, shfaqen njëra pas tjetrës pamjet kryesore të aventurës së trajnerit portugez te “Verdhekuqtë”, që nga triumfi në Ligën e Konferencës e deri te finalja e Ligës së Europës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Por, në këtë edicion gjërat nuk ecën mirë dhe humbja e fundjavës që shkoi nga Milani ishte fatale për “Special One”.

Daniele De Rossi është trajner i ri i Romës. Klubi italian e zyrtarizoi pasardhësin e Jose Mourinhos pak minuta pasi shkarkoi trajnerin portugez.

Mediat italiane raportojnë se legjenda e Romës ka nënshkruar me klubin “Giallorossi” kontratë deri në verën e këtij viti me mundësi vazhdimi për një periudhë më afatgjatë.

/Shqip.com