Lajme Botë

VIDEO/ Masakër në Rusi, 40 të vrarë nga sulmi me armë në sallën e koncerteve të Moskës

Sulm me armë në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë nga ku u mësohet se janë vrarë 40 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz.

Autorët e armatosur, kanë hedhur granatë mes të pranishmëve të cilët të alarmuar kanë vrapuaqr për të dalë nga salla.

Në pamjet e publikuara në rrjetin social “X” shihet teksa një prej të pranishmëve regjistron momentin e sulmit të rëndë.

Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.

/Shqip.com