Kulturë

VIDEO: Lëndohen disa persona pas shpërthimit të fishekzjarreve gjatë koncertit të Dua Lipës

Tre persona u lënduan në koncertin e Dua Lipës, ku disa pjesëmarrës lëshuan fishekzjarre brenda ambientit ku po mbahej koncerti në Toronto të Kanadasë.

Një turmë e mbushur plot me fansa të Dua Lipa u trondit kur një numër fishekzjarre të paautorizuara u ndezën pranë fundit të performancës së saj në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma.

Videot e publikuara tregojnë një numër fishekzjarre që shpërthejnë në pjesën e dyshemesë pranë kabinës së zërit.

Policia e Torontos thotë se tre persona u plagosën gjatë incidentit dhe asnjëri nuk kishte nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Është e paqartë se si u transportuan fishekzjarrët në vend. Shumë pjesëmarrës të koncertit shprehën shqetësimin në mediat sociale se të pranishmit mund të ishin lënduar rëndë.

Policia thotë se aktualisht nuk ka asnjë informacion të dyshuar.

Lipa ishte duke falënderuar fansat dhe duke kërcyer kur ndodhi ngjarja. Një video e postuar në Twitter tregon se ajo dukej e befasuar në momentin kur u ndezën fishekzjarrët.