Lajme

(Video): Kurti-Rizavanolli bëjnë thirrje për kursim të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

Përmes videos së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kurti ka thënë se si Qeveri kanë ndarë 95 milionë euro për tu përballur me krizën energjetike.

“Që nga muaji shkurt kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike. Kemi paguar mbi 52 milionë euro për familjet dhe mbi 37 milionë euro për bizneset. Që nga shtatori kemi dhënë subvencion shtesë për mbi 200 mijë familje. Që nga tetori kemi subvencionuar blerjen e pajisjeve për ngrohje për mbi 8 mijë familje”, ka thënë Kurti.

Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim.

/Shqip.com