Lajme Botë

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti i arrestimit të terroristit në Moskë, i presin veshin dhe…

Një video prej disa sekondash e publikuar në rrjetet sociale dhe e ripublikuar nga media ruse Meduza dhe faqja bjelloruse Nexta tregon arrestimin e një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Crocus të Moskës.

Në pamjet e rënda shihet kur njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë.

Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë nuk mund të verifikohet për momentin.

Pamjet e rënda janë shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Numri i viktimave nga sulmi është rritur në mbi 150 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

/Shqip.com