Lajme

VIDEO/ Hapet për automjetet pas dy javësh aksi Orikum-Dukat

Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre.

Gjatë inspektimit të kantierit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se problemet me shpronësimet në zonë janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.

Sipas Ministes, hapja e këtij segmenti do t’i shërbëjë ndjeshëm sezonit veror.

Kjo rrugë po ndërtohet përmes një partneriteti public-privat, ndërsa kosto e kontarës arrin në rreth 67.4 mln euro.

Gjatësia totale e saj është 14.7 km dhe bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet për qarkullimin në nisje të këtij sezoni turistik.

/Shqip.com