Lajme

VIDEO/ Grabiti me dhunë fatorinon e autobusit të linjës Prishtinë-Tiranë, arrestohet “skifteri”

Faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, u grabit me dhunë nga një 25-vjeçar i cili u identifikua dhe arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës në “Rrugën e Kombit”, teksa autobusi kishte ndaluar në një stacion pranë zonës së Repsit.

I riu hyri brenda mjetit dhe goditi me grusht faturinon dhe i mori çantën që mbante me vete, duke u larguar me vrap.

Nga goditja faturino 31-vjeçar pësoi dëmtime në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ndërsa bëri dhe kallëzim në polici. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan menjëherë punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, Emirjan Deda 25 vjeç, banues në Laç.

Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas kallëzimit për një rast vjedhjeje rreth mesnatës, në Rrugën e Kombit. I vodhi me dhunë, në rrugë, xhiron ditore, faturinos së autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, kapet dhe arrestohet 25-vjeçari Emirjan Deda.

Gjendet dhe sekuestrohet shuma 675 euro që vodhi ky shtetas. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 31 vjeç, faturino i autobusit të linjës “Tiranë-Prishtinë”, se rreth mesnatës, një shtetas e kishte goditur në kokë, për t’i marrë çantën e brezit, me para në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. D., 25 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë””, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com