Lajme

(Video)- Gërvalla kundërshton prezencën e Daçiqit në Konferencën për dhunën seksuale, merr duartrokitje

Ministrja e Punëve të Jashtë dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë ku flitej për sulmet seksuale në konflikt.

“Jam pak e shokuar nga prezenca në panelin e fundit, e njërit prej arkitektëve kryesorë të gjenocidit në Ballkanin perëndimor, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Të kemi këtë arkitekt kryesor të na tregojë këshilla në prezencë të viktimave dhe të mbijetuarve, duhet të na bëjë të mendojmë për kuptimin e kësaj konference” – tha Gërvalla para të pranishmëve.

Fjalimi i Donika Gërvallës

Ky fjalim i Gërvallës është duartrokitur disa herë nga ana e të pranishmëve

/Shqip.com