Lajme

VIDEO/ Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu në SPAK, mohon të ketë fletëthirrje

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu, ka qenë sot në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion – SPAK, ku mësohet se ka qëndruar për 2 orë me radhë.

Analisti i njohur pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ka thënë se ka qenë atje për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm.

“Isha për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm. Kaq mund të them. Ju thashë që kam hyrë për intervistim. Nuk kisha fletë-thirrje. Kjo nuk ka lidhje me fletë-thirrje”, deklaroi shkurtimisht para gazetarëve, Baton Haxhiu.

/Shqip.com