Lajme

VIDEO/ Emocionuese, djemtë e Afrim Bunjakut ishin dje në stadium duke mbështetur kombëtaren

Dy djemtë e heroit kombëtar, Afrim Bunjaku kanë qenë mbrëmjen e djeshme në stadium për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Heroi Afrim Bunjaku, u vra gjatë një operacioni kundër njësive terroriste serbe në veri të Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit.

Nderime për të janë mbajtur në ndeshjet e kombëtares shqiptare në stadium. Dy djemtë e mitur të Bunjakut kanë qenë bashkë me tifogrupin e TKZ-ve.

Bashkë me tifozët kuq e zi ata thërrasin në kor emrin e babait të tyre si dhe sloganet e tifozerisë si “Shqipëri Etnike”.

Njëri nga tifozët kuqezi postoi dje në mesditë foton në rrjetet sociale ku shkruante se po vinin në Tiranë bashkë me djemtë e heroit Afrim Bunjaku.

U nisëm sot për festën e madhe të kombëtares tonë. Speciale është festa sonte, por dhe udhëtimi ynë është mbase më i veçanti për ne si TKZ. Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruante një nga fansat e tifogrupit “Tifozët Kuq e Zi”.

Kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin për në fazën tjetër teksa reultati i ndeshjes me Ishujt Faroe ishte 0-0.

Motive të shumta patriotizmi janë treguar nga tifozët në ndeshjet e luajtura në Tiranë.

Ndërsa përjashtimi i “Plisave” nga Prishtina solli një reagim të gjerë qytetar ku shumë e dënuan gjestin e FSHF.

/Shqip.com