Lajme Botë

VIDEO E RE/ Pamjet e rrëmbimit të pengjeve izraelite nga Hamasi më 7 tetor

Pamjet e reja video të sulmit terrorist të 7 tetorit u transmetuan nga televizioni izraelit Channel 13. Media izraelite raporton se në video “jemi dëshmitarë të momentit në të cilin militantët e Hamasit rrëmbyen Yotam Haim, i marrë peng nga shtëpia e tij në Kfar Aza në mëngjesin e sulmit”.

Në pamje, sipas mediave izraelite shihet Haimi – pa këmishë – duke u tërhequr zvarrë nga katër terroristë nëpër fushat e kibucit dhe më pas detyrohet të hipë në një automjet të zi.

Yotam Haim dhe dy pengje të tjerë izraelitë, Alon Shamriz dhe Samar Talalka, u qëlluan për vdekje nga trupat e IDF që gabimisht i identifikuan si kërcënim, më 15 dhjetor, në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës.

/Shqip.com