Lajme Botë

VIDEO / Dy aeroplanë përplasen në aeroportin Heathrow të Londrës

Dy aeroplanë në pistën e aeroportit Heathrow të Londrës u përplasën të shtunën, duke shkaktuar dëme në krahët e tyre.

Sipas mediave të huaja, Virgin Atlantic 787 bosh po tërhiqej nga baza në terminalin 3 kur “preu” majën e krahut të një Airbus A350 të British Airways.

Ndërkohë, imazhet tregojnë dëme të vogla të aeroplanëve dhe shërbimet e urgjencës dhe ekuipazhit tokësor në pistë.

“Asnjë klientë nuk kishte në bordin e aeroplanit që po tërhiqej”, tha një zëdhënës i Virgin Atlantic.

“Aeroplani është nxjerrë jashtë shërbimit, ndërsa ekipet inxhinierike po kryejnë kontrollet e mirëmbajtjes”, thanë ata.

“Asnjë pasagjerë nuk u lëndua”, tha një zëdhënës i Heathrow.

/Shqip.com