Lajme

VIDEO/ Digjet një pikë e Policisë së Kosovës në veri

Mbrëmjen e së mërkurës është është djegur pika statike e Policisë së Kosovës tek “Tre Rrokaqiejt”.

Lajmin për e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

“Te ‘Tre Rrokaqiejt’ ka qenë një kioskë. Mbrëmë është hedhur një mjet ndezës dhe është dëmtuar. Policët s’kanë qenë aty”, është shprehur Elshani.

/Shqip.com