Lajme

VIDEO/ Del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, flakët përpijnë edhe katin e fundit të qendrës tregtare

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.

Në pamjet e siguruara dallohet qartë se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme në një pjesë të godinës, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për shuarjen e flakëve të riaktivizuara.

 

/Shqip.com