FOTO+VIDEO/ Brenda dasmës luksoze 500 mijë euro të djalit të Jozefina Topallit. Deputetja e PD prej vitit 2017 ishte pa punë
Në Vatikan u zhvillua një nga dasmat më të bujshme të vitit: ajo e Genar Topallit, djalit të deputetes së PD Jozefina Topalli, me Cindy Marina, ish-Miss Universe Albania 2019.


Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni përrallore dhe të rafinuar, të ndjekur nga një festë spektakolare ku nuk munguan fishekzjarrët, muzika e zgjedhur dhe eleganca në çdo detaj.
Dasma, e cila tërhoqi vëmendje jo vetëm për atmosferën festive, por edhe për shkëlqimin e saj, raportohet se ka kushtuar rreth 500 mijë euro, duke u cilësuar si një ndër më luksozet e organizuara nga shqiptarët vitet e fundit. Rezidenca ku u zhvillua dasma në Vatikan është ndër më luksozet ku vetëm rezervimi i saj për disa orë ceremoni kushton 100 mijë euro.
Pamjet nga festa tashmë kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke ngjallur interes dhe komente të shumta për luksin dhe përmasat e saj.
Jozefina Topalli u largua nga politika aktive në 2017. Prej 8 vitesh ajo ishte e papunë, por siç duket kjo nuk e ka penguar që organizojë një ceremoni të këtyre përmasave ku luksi shpaloset haptazi, në kontrast me realitetin shqiptar dhe atë që opozita propagandon dhe ka pjesë të platformës së saj, shpenzimet dhe abuzimet galopante të mazhorancës e segmenteve të saj.
/Shqip.com