Lajme

VIDEO / Bie borë edhe në disa pjesë të Kosovës

Temperaturat që ranë deri në 0 gradë celsius, kanë sjellë reshje bore në disa pjesë të vendit.

Në një fshat të Dragashit, bora e ka mbuluar tokën, siç shihet në një video të publikuar nga Llapi.info.

Borë ka edhe në fshatin Koliq, 21.5 km në verilindje të Prishtinës. Meteo Ballkan ka publikuar pamje të reshjeve atje.

Edhe më shumë borë ka pasur në Dukaivë të Rugovës në Pejë.

/Shqip.com