Lajme

VIDEO/ Balla publikon pamjet nga ekstradimi i parë nga Dubai

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë publike pamjet e ekstradimit të parë nga Emiratet e Bashkuara.

Bruno Çobo, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturual kriminal, mbërriti këtë të mërkurë në Rinas.

Balla thotë se ekstradimi shënon një faqe të re bashkëpunimi në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Një përgëzim i meritur për Interpol Tirana Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe për rezultatet e muajve të fundit në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla në Facebook.