Lajme Botë

VIDEO/ Atentat ndaj presidentit palestinez Mahmoud Abbas, dalin pamjet e sulmit

Eskorta e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, është përballur me një sulm të armatosur.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, sulmi u mor përsipër nga një grup i ri në hije i quajtur “Fëmijët e Abu Jandel”, anëtarët e të cilit thuhet se janë organizuar brenda institucionit të sigurisë palestineze në Bregun Perëndimor.

Sipas raportimeve, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave. Disa orë më vonë mediat ndërkombëtare raportuan se roja iu plagosur humbi jetën nga plumbat e marra gjatë sulmit.

Kujtojmë se me mijëra persona kanë humbur jetën gjatë luftimeve të ditëve të fundit mes Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas, kryesisht në Gaza dhe Izraelin e jugut.

/Shqip.com