VIDEO/ “Aspirinat” e Leverkusen bëjnë me dhimbje koke Bayern-in, bavarezët “thyhen” keq
Java e 21-të e Bundesligës gjermane të futbollit dhuroi duelin e kryesuesve.
Në “BayArena”, Bayer Leverkusen fitoi 3-0 kundër gjigantëve të Bayern Munich. Tanimë “Aspirinat” e Xabi Alonsos shkëputen në krye të renditjes me pesë pikë më shumë se bavarezët e Thomas Tuchel.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18-të me golin e Stanisic.
Lojtari që luan në huazim nga bavarezët ndëshkoi skuadrën ku do rikthehet në qershor. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Leverkusen, teksa Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë në fushë.
Në pjesën e dytë, Grimaldo shënoi edhe golin e qetësisë te vendasit në të 50 minutë. Leverkusen dominoi gjithçka në këtë ndeshje, duke treguar edhe një lojë me kontroll të topit dhe stilin tiki-taka.
Në minutën 90+5 ishte Frimpong që “vulosi” gjithçka me golin e tretë.
Tanimë Leverkusen me 55 pikë qëndron në krye pa humbur asnjë ndeshje këtë sezon, pesë pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.
/Shqip.com