Lajme Botë

(Video)- Arreston 49 persona, dyshohet se merreshin me drogë dhe pastrim parash

Midis datës 8 deri me 19 Nëntorit, në të gjithë Evropën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u kryen disa bastisje të koordinuara që synim kishin qendrën e komandës dhe kontrollit ashtu edhe infrastrukturën logjistike të trafikut të drogës në Evropë.

Gjatë këtij hetimi janë arrestuar gjithsej 49 të dyshuar.

Këto arrestime janë kulmi i hetimeve paralele të zhvilluara në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me mbështetjen e Europolit për aktivitetet e këtij rrjeti kriminal pjellor të përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave, raporton Europoli.

Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive dhe mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga forcat e rendit gjatë hetimeve.

Pamje nga Aksioni

/Shqip.com