Rozë

VIDEO/ A është Ermal Mamaqi një milioner? Ja si përgjigjet ai

Ermal Mamaqi është prej vitesh një personazh publik mjaft i njohur. Karrierën e tij e nisi si këngëtar, pastaj si aktor humori, por edhe moderator.

Aktrimin dhe muzikën nuk i ndau asnjëherë nga vetja, por i mbajti si bashkëshoqëruese të suksesit të tij skenik.

Sot ai është mjaft i suksesshëm teksa ka zgjedhur të qëndrojë larg artit që e formësoi atë në hapat e parë të karrierës.

Por ai duket se është i suksesshëm edhe si folës motivues.

Në “Albana Osmani Show” përballë prezantueses Albana Osmani, Ermal Mamaqi tregon nëse është tashmë një milioner apo jo.

Albana Osmani: Ermal, ke bërë para?

Ermal Mamaqi: Mendoj që po. Jam i kënaqur…

Albana Osmani: E ke kapur milionin?

Ermal Mamaqi: Ueee ça pyetjesh bën edhe ti. Nga këto pyetjet, ua-u, Ermali Milioner…

Albana Osmani: Dua ta di… S’është çudi, ti punon ditë e natë, ke vite që punon ditë e natë…

/Shqip.com