Sport Ndërkombëtar

Vidal: Kapitulli im në Evropë mund të mbyllet së shpejti

Arturo Vidal

Ka fituar Serien A, Bundesligën dhe La Ligën.

Siq duket – është ngopur me futbollin në Evropë dhe dëshiron një aventurë të re.

Mesfushori i Interit ka paralajmëruar se koha e tij në Evropë – është afër perëndimit – në një intervistë për TNT Sports.

Teksa – ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luaj në Brazil – te Flamengo.

Arturo Vidal

“Ndoshta është koha për të përfunduar kapitullin tim evropian dhe ëndërroj të luaj për Flamengon. Unë e dua Flamengon, do të luaj për ta një ditë – do të bëj më të mirën.  Është një ekip konkurrues, më i miri në Amerikën e Jugut dhe kushdo që luan atje do të donte të ishte te Flamengo”, tha fillimisht Vidal.

Kiliani po ashtu shtoi se “kapitulli i Evropës mund të mbyllet. Nuk e di nëse është koha, por nëse ndodh, qëllimi im është shumë i qartë: të fitoj gjithçka me Flamengon, të luaj në Libertadores, që është një ëndërr sepse është si Champions League”.

Inter Milan's Arturo Vidal in hospital after positive Covid test · The42
Arturo Vidal

34 vjeçari ka kontratë me Interin deri në fund të këtij sezoni dhe pastaj do jetë futbollist i lirë.

Në këtë sezon – ai ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje në Serie A – teksa ka regjistruar një gol dhe një asistim. /Shqip.com