Vidal: Kapitulli im në Evropë mund të mbyllet së shpejti

Ka fituar Serien A, Bundesligën dhe La Ligën.
Siq duket – është ngopur me futbollin në Evropë dhe dëshiron një aventurë të re.
Mesfushori i Interit ka paralajmëruar se koha e tij në Evropë – është afër perëndimit – në një intervistë për TNT Sports.
Teksa – ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luaj në Brazil – te Flamengo.

“Ndoshta është koha për të përfunduar kapitullin tim evropian dhe ëndërroj të luaj për Flamengon. Unë e dua Flamengon, do të luaj për ta një ditë – do të bëj më të mirën. Është një ekip konkurrues, më i miri në Amerikën e Jugut dhe kushdo që luan atje do të donte të ishte te Flamengo”, tha fillimisht Vidal.
Kiliani po ashtu shtoi se “kapitulli i Evropës mund të mbyllet. Nuk e di nëse është koha, por nëse ndodh, qëllimi im është shumë i qartë: të fitoj gjithçka me Flamengon, të luaj në Libertadores, që është një ëndërr sepse është si Champions League”.
34 vjeçari ka kontratë me Interin deri në fund të këtij sezoni dhe pastaj do jetë futbollist i lirë.
Në këtë sezon – ai ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje në Serie A – teksa ka regjistruar një gol dhe një asistim. /Shqip.com