Vidal debuton me Flamengon
Publikuar:
(25.07.2022 11:54:27)

Në Evropë u ngop me suksese dhe vendosi të hap një kapitull të ri.
Arturo Vidal ka debutuar për Flamengon – në elitën e futbollit brazilian.
Mesfushori kilian – u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të kundër Avai dhe arriti që të lë shenja menjëherë.
Pas një aksioni të ndërprerë nga ai, Flamengo u hodh në sulm dhe realizoi për 1-2 dhe arkëtoi pikët e plota.
35 vjeçari ka një karrierë të pasur – në supe.
Ai ka fituar Bundesligën, La Ligën dhe Serien A, teksa me kombëtare është shpallur edhe kampion i Kupës së Amerikës./Shqip.com