Sport Ndërkombëtar

Victor Osimhen, objektiv i klubeve të mëdha evropiane

Victor Osimhen
Victor Osimhen

Victor Osimhen është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse që i pati në këtë sezon me Napolin.

Sulmuesi nigerian e ndihmoi ekipin napolitan ta fitonte titullin e kampionit në Serie A pas pritjes prej 33 vjetësh.

E tash, në garë për të janë futur mbi të gjitha klubet e Premierligës, shkruan mediumi “Il Mattino”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Manchester United është duke i prirë garës për sulmuesin afrikan.

Gjithashtu, edhe Chelsea ka shprehur interesim për njërin prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë, i cili është i gatshëm të largohet nga Napoli për ta provuar një eksperiencë të re në një klub më të madh evropian.

Edhe pse drejtuesit e Napolit kanë thënë se do të mundohen ta mbajnë lojtarin në “Diego Armando Maradona”, vështirë se do të mundë t’ju rezistojnë ofertave stratosferike për golashënuesin e tyre.

Ai i ka realizuar 23 gola dhe i ka bërë pesë asistime në 29 ndeshje të zhvilluara në Serie A në këtë edicion, ndërsa i ka edhe 6 gola e 5 asistime në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Osimhen në treg është 100 milionë euro.

/Shqip.com