Lajme Botë

Vëzhguesi bërthamor i OKB-së: Luftimet pranë centralit energjitik të Ukrainës po ‘intensifikohen’

Fotografi: Anadolu Agency/Getty Images

Kreu i institucionit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ka bërë një vizitë të dytë në uzinën bërthamore Zaporizhzhia në Ukrainë mes një përshkallëzimi në luftimet rreth tij.

Rafael Mariano Grosi, drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, foli për media rreth uzinës.

“Është e qartë se aktiviteti ushtarak po rritet në të gjithë këtë rajon, kështu që duhet të merren çdo masë dhe masa paraprake të mundshme, në mënyrë që centrali të mos sulmohet. Unë mendoj se nuk është sekret se ka një rritje të ndjeshme në numrin e trupave në rajon dhe ka fjalë të hapura rreth ofensive dhe kundërofensive”.

Centrali është në bregun jugor të lumit Dnieper, i cili formon vijën e frontit në kohën kur forcat ruse janë përpjekur të kryejnë një seri ofensive dhe Ukraina pritet gjerësisht të nisë një kundërofensivë në muajt e ardhshëm.

Grosi shoqëronte tre inspektorë të IAEA-së që do të zëvendësojnë një ekip mbikëqyrës dhe do të qëndrojnë në vend për dy muajt e ardhshëm.

Ekipi që sjelli Grosi është i shtati që merr rolin mbikëqyrës që kur prania e agjencisë u pranua nga Kievi dhe Moska.

Drejtori i përgjithshëm është gjithashtu në Zaporizhzhia për të vazhduar përpjekjet për të negociuar lidhur me mbrojtjen për uzinën, e cila do të kërkonte marrëveshjen e forcave ukrainase dhe ruse për të mos luftuar në apo jashtë zonës, raporton The Guardian.

“Ka patur koncepte të ndryshme mbi të cilin kemi punuar. Fillimisht ne po përqendroheshim në mundësinë e ngritjes së një zone të përcaktuar mirë rreth uzinës. Tani koncepti po evoluon dhe po ripërqendrohet më shumë në vetë mbrojtjen dhe gjërat që duhen shmangur,” tha ai të mërkurën. “Kjo është një punë në përparim.”

Grossi ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se një goditje e drejtpërdrejtë ose një prishje e sistemeve të sigurisë mund të shkaktojë një katastrofë.

/Shqip.com