Ekonomi

Veturat do kontrollohen edhe për emetimin e gazrave

Kontrolli teknik i automjeteve
Kontrolli teknik i automjeteve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.

Ministri, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se përmes këtij Udhëzimi, janë përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet për kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve dhe procedurave tjera në përgjithësi.

“Gjatë kontrollimit teknik të automjetit do të bëhet monitorimi me video kamerë nga Ministria apo subjekti i autorizuar, me ç’rast do të sigurohen pamje nga fillimi i procedurës deri në përfundim të kontrollimit teknik të automjeteve, me qëllim të monitorimit të rezultateve të matjeve të automjeteve me linjë teknologjike. Do të përdoren pajisje për matjen e gazrave serrë dhe matjen e komponentëve të paqëndrueshme organike në automjete, në mënyrë që të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit dhe ndotjes së ajrit duke kontribuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike”, ka thënë Aliu.

/Shqip.com