Teknologji Auto

Vetura spanjolle drejtë zhdukjes

Prodhuesi spanjoll i automjeteve SEAT, pjesë e Volkswagen e mbylli vitin 2022 me mbi 18% rënie të shitjeve krahasuar me vitin 2021.

Kompania fajësoi kryesisht mungesën e gjysmëpërçuesve dhe pjesëve të tjera thelbësore për rezultatin e keq, por është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se prodhuesi spanjoll i makinave ka një gamë relativisht të vogël modelesh të automjeteve elektrike.

Sipas një raporti të ri, SEAT mund të ndërpresë prodhimin e të gjitha makinave të saj deri në fund të dekadës dhe të shndërrohet në një lloj tjetër biznesi automobilistik.

Me një shikim, ky tingëllon si një ndryshim paksa shumë radikal për një nga markat e respektuara evropiane, megjithëse Autocar raporton se SEAT mund të ripozicionohet si një markë e lëvizshmërisë urbane që synon të rinjtë që jetojnë në qytete të mëdha. Por për këtë nuk ka ende një vendim përfundimtar.

“Ne po e mbajmë SEAT të freskët dhe do të vazhdojmë me vetura me djegie hibride dhe me efikasitet të lartë deri në fund të dekadës. Tani po analizojmë se cilin rol do të luajë SEAT në të ardhmen kur të përfundojë përudha e veturave me djegie. SEAT mund të transformohet në një ofrues të zgjidhjeve të lëvizshmërisë/një markë lëvizshmërie urbane për të rinjtë, si me Seat Mó.”

Produkti i vetëm elektrik i SEAT aktualisht në shitje është skuteri elektrik Mo.

Kompania parashikoi një tjetër makinë elektrike me katër rrota me konceptin Minimo, por ai projekt u ndal për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autocar tani raporton se marka nuk ka plane të lançojë një automjet elektrik me bateri deri në vitin 2026. Kjo detyrë thuhet se do t’i lihet modelit Cupra, e cila gëzon rritje të fortë në dërgesat e saj.

“Në këtë moment, SEAT dhe Cupra po zhvillohen paralelisht. Ne kemi më të mirën nga dy botët: me djegie dhe elektrike”, tha firma për botimin britanik. Cupra do të ketë në shitje crossoverin elektrik Tavascan vitin e ardhshëm, duke ofruar një alternativë më sportive ndaj Volkswagen ID.5 dhe automjeteve të tjera me bazë MEB nën ombrellën e VAG.

/Shqip.com