Lajme

Vetura futet në sheshin e Suharekës, vozitësi lëndohet rëndë(VIDEO)

Një person është lënduar rëndë pas një vetaksidenti që kishte në sheshin e Suharekës.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizren, Vesel Gashi, i cili tha se përvec të lënduarit ka pasur edhe dëmtim të pronës publike.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:10 në sheshin e Suharekës. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka marrë lëndime të rënda trupore. Fillimisht ka pranuar ndihmën e parë në Qendren e Mjeksisë Familjarë në këtë komunë dhe më pas në Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka hezituar të qëndrojë më shumë dhe është liruar. Janë shkaktu edhe dëmë materiale, shkatrrim i pronës publike, lule, vazo, orman i rrymës dhe një shtyllë elektrike”.

Për shkaqet e aksidentit është duke u marrë policia më tutje.

/Shqip.com