Lajme

Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Vermicë

Fotografi nga Policia e Kosovës

Në Vermicë është hasur një automjet i cili ishte lajmëruar i vjedhur në Holandë në vitin 2020.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë nga FFRONTEX ka bërë të ditur se vetura ishte me targa të Shqipërisë.

“Policia e Kovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë”, thuhet në njoftim.

Fotografi nga Policia e Kosovës

PK ka bërë të ditur se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt./Shqip.com