Lajme

Vetura e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në Veri të Mitrovicës

Vetura e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në Veri të Mitrovicës
Vetura e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës në bashkëpunim më autoritetet gjermane, konkretisht me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), kanë arritur të lokalizojnë në Kosovë, veturën  e tipit BMW 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë.

“Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, policia bën me dije se, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit gjerman.

/Shqip.com