Lajme

Vetura e vjedhur më 2016-të, kapet nga Policia në Vërmicë

Vetura e sekuestruar nga Policia në pikën kufitare në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një veturë në pikën kufitare në Vermicë.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe detyrave rutinë, policia ka dyshuar për ndërhyrje tek numri identifikues i veturës.

“Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LW, ngjyrë e zezë. Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollës tek numri identifikues i veturës,  është dyshuar se ka ndërhyrje”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës nga PK është kërkuar nga Policia e Frontex-it që të bëhet verifikimi ku vetura kishte rezultuar e vjedhur.

Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se,  e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër”, thuhet ne komunikatë.

Pika kufitare në Vermicë.

Më pas është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dhënë urdhër të sekuestrohet leja e qarkullimit dhe vetura.

Sipas PK-së, rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt kurse, lënda për hetime të mëtutjeshme i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve./Shqip.com