Vetizolohet kryetari i Obiliqit pas infektimit me COVID-19
Publikuar:
(09.01.2022 15:52:05)

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është infektuar me Coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi, derisa ka thënë se gjendjen e ka stabile dhe është në vet-izolim.
“Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndër tjerash, i pari i Obiliqit ju ka bërë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat anti-COVID-19.
“Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!”, ka përfunduar Gashi./Shqip.com