Lajme

Vetëvritet një person në Ferizaj, policia nis hetimet

Shtytje për vetëvrasje

Në mëngjesin e ditës se djeshme është raportuar se është vetëvrarë një person në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij kurse, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Trupi i pa jetë i viktimës thuhet se me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete, viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi,” thuhet në raport.

Policia e Kosovës

Sipas PK-së, motivet e rastit deri më tani nuk dihen dhe janë duke u hetuar./Shqip.com