Vetëvritet blogerja 22-vjeçare serbe
Blogerja e njohur serbe, Kristina Kika Dukiq ka kryer vetëvrasje.
Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e ngushtë e saj, Laura ku ka treguar se 22 vjeçarja është ndarë nga jeta.
“Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim.
Për vdekjen e saj ka shkruar edhe nëna e saj, Natasa Dukiq, me një postim në Instagram.
“Me dhimbje të madhe po ju njoftoj se Kika ime ka ndërruar jetë dje, ju njoftoj për datën e varrimit”, ka shkruar ajo.
Kika në mars të vitit 2015, kishte hapur kanalin e saj “YouTube”. Kanali i saj u bë një nga kanalet me rritjen më të shpejtë në “YouTube”.
Ajo ka qenë një nga vajzat e para që ka bërë “stream” teksa luante lojëra./SHQIP.com