Lajme

Vetëvendosje tregon se si po ndryshon gjendja në veri të Kosovës

Partia Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se gjendja në veriun e Kosovës është duke ndryshuar.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie, thuhet se për një vit e gjysmë me qeverisjen e Albin Kurtit, gjërat kanë ndryshuar, duke filluar nga mosmbajtja e referendumit, ndërtimi i tri stacioneve policore, marrëveshja për energjinë etj.

“Referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Zgjedhjet e Serbisë, që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë, nuk u lejuan. Energjia elektrike që për 20 vjet nuk u pagua, tash e tutje do të paguhet. Aty ku më parë policia shkonte vetëm me helikopter, u ndërtuan tri stacione të reja policore”,thuhet në video.

Po ashtu, thuhet se është vendosur ligji si në pjesën tjetër të Kosovës.

Veriu i Kosovës

“Mallrat e padoganuara u konfiskuan. Rrugët e kontrabandës u mbyllën. Qendrat e kriptovalutave u mbyllën. Laboratorët e prodhimit të drogave u mbyllën. U vendos rend dhe ligj si në asnjë pjesë tjetër të Kosovës”.

Kurse, nëpërmjet kësaj video akuzohen ish-pushtetarët gjoja se veriu iu ka sjellë të ardhura kurse, Serbisë kolonizimin.

“Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”.

Po ashtu, në video thuhej që sa herë është folur për integrim është bërë një ndarje e re e Kosovës./Shqip.com