Lajme

Vetëvendosje reagon pas kalimit të asamblistes në PDK: Është kërcënuar e shantazhuar

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar pasi asamblistja e kësaj partie, Berna Saraçi kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një reagim, kjo parti opozitare në kryeqytet kanë thënë se e njëjta ishte ankuar për shantazh e kërcënime.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblistëve, ish-asamblistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses. Jemi të shqetësuar për Bernën si ish-kolege e jona, por edhe si qytetare e këtij qyteti.

Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike”, thuhet në reagim.

LVV u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin.

/Shqip.com