Lajme

Vetëvendosje nuk garon në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 14 majit, do të marrin pjesë 48 parti politike, dhe të gjitha së bashku kanë futur në garë rreth 22 mijë kandidatë, të cilët aspirojnë të futen në pushtetin lokal.

Por në këtë konglomerat subjektesh dhe individësh që duan të përfshihen në politikë, qoftë edhe në parlamentet vendore, bie në sy mungesa e Vetëvendosjes.

Ata që në Kosovë sot drejtojnë qeverinë dhe në 2021 synuan dhe Tiranën kësaj radhe kanë zgjedhur të braktisin garën elektorale, mision për të cilën partitë ekzistojnë.

Vetëvendosje nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për regjistrim në zgjedhjet lokale por drejtuesit e saj në Tiranë thonë se në fakt ata nuk kanë qenë kurrë parti.

Pra nuk kanë synuar kurrë të marrin pushtet politik në Shqipëri.

“Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar si parti politike, por si organizatë e shoqërisë civile. Nuk ka ndonjë vendim për të marrë pjesë në këto zgjedhje, as duke u regjistruar si parti, as duke mbështetur kandidatë të pavarur”, tha Bojken Abazi./abcnews

/Shqip.com