Lajme

Vetëvendosje me video sulmon sërish opozitën

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer sërish sulmeve ndaj partive që dikur ishin në pushtet e tash janë pjesë e opozitës.

Partia që mban pushtetin ka publikuar një video përmes së cilës ka lëvduar punën që është bërë gjatë këtyre dy viteve sa është në krye të qeverisë.

“Çka ka çka s’ka këto 2 vite?

Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.

Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.

Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.

Ka shtet sepse s’ka banda.

Ka zhvillim sepse s’ka hajni.

Ka vizion sepse s’ka mësymje private.

Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.

Ka REPUBLIKË!”, thuhet në tekstin e publikuar.

/Shqip.com