Lajme

Vetëvendosje kërkon plotësim ndryshimin e Ligjit për greva

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të plotësohet Ligji i grevave.

Një kërkesë e tillë ka ardhur si pasojë e gjendjes aktuale të krijuar dhe si domosdoshmëri që të mos ballafaqohemi me situata të tilla, tha Kusari-Lila.

“Ligji i grevave, neni 17 përcakton të gjitha fushat në të cilat shërbimet e rëndësisë jetike nuk bën të ndalen, pse ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e nisim menjëherë, që nga kjo seancë sot, plotësim ndryshimi i Ligjit të grevave në të cilin shërbimet e rëndësisë jetike i shtohet edhe procesi mësimdhënës dhe mësimnxënies në sektorin publik, e domosdoshme për tu mos u ballafaquar në një situatë të njëjtë sikurse jemi sot” ka thënë ajo.

Kusari ka shtuar se deputetëve i takon që të trajtojnë temat që janë në kundërthënie me dispozitat ligjore.

Mënyra e interpretimit të grevës ka përplasur ekzekutivin me opoziten. Përderisa Qeveria nuk është lëkundur nga qëndrimet e tyre, opozita në vazhdimësi ka bërë thirrje që veprimet, si rasti i mosekzekutimit të pagave është shkelje e rëndë ligjore./Shqip.com

/Shqip.com