Lajme

Vetëvendosje kërkon garanci nga ndërkombëtarët

Lëvizja Vetëvendosje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se pala kosovare është shumë e interesuar që qetësojë situatën në veri të vendit, por këtë nuk mund ta bëjnë njëanshëm. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila u shpreh se arrestimi i Milun Milenkoviç- Llune nuk është shtyrje në eskalim.

Kusari-Lila u shpreh se sjellja e Serbisë është destruktive dhe me rrëmbimin e policëve kufitarë ka shprehur afër agresionin.

Kusari-Lila u shpreh se arrestimi i Milun Milenkoviç – Llune është edhe në të mirë të serbëve në veri të cilët janë nën presion të tij.

“Arrestimi i kriminelit Llune nuk është shtyrje në eskalim, është hapësirë për deeskalim, për arsye sepse i njëjti nuk cenon vetëm sigurinë e shtetasve të Kosovës të etnisë shqiptare, i njëjti ka qenë dhe mbetet duke iu bërë presion tek qytetarët serbë. Ne i kemi parë se presioni ka qenë i hatashëm ndaj serbëve të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor”,

Në lidhje me kërkesën e ndërkombëtarëve për zgjedhje të reja në katër komunat veriore, Kusari-Lila ka thënë se duhet të marrin garanci që procesi i ri zgjedhor duhet të prodhojë kryetarë legjitim pasi nuk mund të organizojnë zgjedhje prapë.

Gjithashtu, u bë e ditur se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten e 22 qershorit për interpelancën me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

/Shqip.com