Lajme

Vetëvendosje i kërkon Kryetarit të Kuvendit rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve

Shefja e grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se ata i kanë proceduar  Kryetarit të Kuvendit një kërkesë për autorizimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për shpenzimet mujore. 

“Ritheksojmë se deputetët e Lëvizjes heqin dorë vullnetarisht  nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, ndërsa shprehemi të gatshëm të kontribuojmë në përmbajtjen e vendimit të ri për lartësinë e kompensimit të deputetëve duke ftuar të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e diskutimit kur të fillojë puna në vendimin e ri” , ka shkruar ajo në rrjetin e saj social “Facebook”,

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje është vënë në qendër të kritikës nga publiku pasi deputetët e saj përfituan mjete financiare ne emër të kompensimeve për udhëtimet të cilat i kanë realizuar në Prishtinë ku kanë marr pjesë ne seanca  seanca parlamentare dhe takime tjera të komisioneve. /Shqip.com