Lajme

Vetëvendosja e rrëzon Rezolutën e opozitës për grevat

Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka rrëzuar Rezolutën e propozuar për grevat.

Në rend ditë ishte Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për greva, e cila  mori 22 vota pro, 39 kundër dhe 6 abstenime.

Tri pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja:

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që në afat 48 orësh nga miratimi i kësaj rezolute të zhvillojë negociata të nevojshme me këshillin Grevistë të BSPK-së deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e Grevës

Si pikë e dytë i kërkohet Qeverisë që brenda 5 ditësh nga miratimi rezolutës të përfshijë përfaqësuesit e autorizuar të BSPK-së në Grupin Punues për hartimin e Projektligjit të Pagave, para miratimit të tij dhe të marr në konsideratë propozimet e tyre.

Në pikën e tretë të kësaj rezolute që e lexoi shefi i deputetëve të PDK-së i kërkohet Qeverisë të adresojë masat për kërkesat tjera të sindikatave.

Pas votimit të rezolutës seanca fillon me pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 15 shtator 2022./SHQIP.com